Një tjetër aksident është regjistruar në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë.
Aksidenti ka përfshirë një automjet tip “Volkswagen” me targa AA743KM dhe një automjet tip “Fiat” me targa AB928KF.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti “Volkswagen” drejtohej nga Dritan Spartak Bektash dhe lëvizte në drejtim të Gjirokastrës, ndërsa “Fiat”-i udhëtonte nga Tepelena drejt Gjirokastrës. Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar 5 persona, drejtuesi i “Volkswagen”-it dhe 4 shtetas të huaj që ndodheshin në automjetin “Fiat”.
© SYRI.net