Katër ditë më parë, më 13 maj, bashkia e Tiranës ka kryer një pagesë prej rreth 1 milionë eurosh për inceneratorin e Tiranës. Pagesa vjen në një kohë që kryeministri Edi Rama ka vendosur të shtyj afatet e lejes së ndërtimit për djegësinë, ndonëse kompania Integrated energy është nën sekuestro nga SPAK dhe vijon të hetohet. Prej viti 2019 e deri më sot, bashkitë e qarkut Tiranë, kanë paguar plotë 100 milionë euro për djegësinë, i cili nuk ekziston.
Syri tv
Rreth 80 milion lekë të reja apo përafërsisht 1 milionë euro ka paguar bashkia e Tiranës për depozitimin e mbetjeve në inceneratorin inekzistent në Sharrë. Nga të dhënat e thesarit, rezulton se katër ditë më parë, në 13 maj, Anuela Ristani ka firmosur rreth 1 milionë euro pagesa për djegësin fantazmë të Tiranës. Pagesat janë kryer për depozitimin e mbetjeve në landfill për muajin mars të vitit 2026. Pagesa prej rreth 1 milionë eurosh për muajin mars, pason dy pagesa të tjera që bashkia e Tiranës ka kryer në muajin prill dhe shkurt me vlerë totale prej 1.5 milionë eurosh për djegësin fantazmë të kryeqytetit. Ndonëse kompania Integrated Energy, vijon të jetë nën sekuestro nga SPAK, bashkia e kryeqyteti kryen pagesat për llogari të kësaj shoqërie me të vlerën e 29 euro për ton për depozitimin e mbetjeve urbane.
Por duket se kryerja e pagesave të majme për kompaninë Integrated Energy që është nën sekuestro nga SPAK, nuk do të ndalet. Vetëm pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama firmosi shtyrjen e afateve të lejesë së ndërtimit për inceneratorin e sharrës. Konkretisht, vendimi është marrë në 30 mars të këtij viti, ku në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit, ka miratuar vendimin nr. 32, me objekt “Shtyrjen e afatit të lejes për objektin: Ndërtimi i landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, faza I”, e cila është miratuar paraprakisht në Maj 2019. Për momentin, është e paqartë se cili është qëllimi i shtyrjes së lejes së ndërtimit të inceneratorit. Megjithatë, ky vendim ngre dyshime se qeveria edhe pse është kapur në flagrancë me abuzimin prej qindra milionë eurosh të inceneratorit të Tiranës, po tenton të shtyjë edhe më tej projektin e djegësit.
Deri më sot, vetëm bashkitë e qarkut Tiranë, kanë paguar plotë 9.6 miliardë lekë për djegësin e Tiranës, apo më shumë se 100 milionë euro. Pa llogaritur këtu edhe dhjetërëa milionë euro të tjera, që kompania Integrared Energy bv ka marrë nga subjektet private në kryeqytet, që kanë depozituar dherat e gropave të pllateve në landfillin e Sharrës. Afera e djegësit të Tiranës vijon të jetë në SPAK, por ende nuk është finalizuar.
© SYRI.net