Lajmi i fundit

TASK FORCE/ PD çon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

U dyshua për eksploziv, pajisja e vendosur në makinë ishte GPS

U dyshua për eksploziv, pajisja e vendosur në makinë ishte GPS

12:30, 17/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pajisja e dyshimtë e konstatuar në një automjet në Korçë që alarmoi policinë rezultoi të ishte një pajisje GPS.

Më herët, zona u rrethua nga forcat e policisë pas dyshimeve për praninë e një lënde plasëse në automjet. Në vendngjarje mbërritën edhe forcat xheniere anti-eksploziv, të cilat kryen kontroll të detajuar të mjetit.

Pas verifikimeve të specialistëve, u konfirmua se objekti i dyshimtë nuk ishte eksploziv, por një pajisje gjurmuese GPS.

Po ashtu mësohet se janë sekuestruar të gjitha kamerat e zonës për të parë personin që ka vendosur GPS. Ndërkohë pronari i mjetit ndodhet në komisariat për të dhënë deklarime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco