Lajmi i fundit

TASK FORCE/ PD çon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

Alarm në Korçë/ Rrethohet lagjja 18, policia kontrollon automjetin e dyshuar për lëndë plasëse

Alarm në Korçë/ Rrethohet lagjja 18, policia kontrollon automjetin e dyshuar për lëndë plasëse

11:57, 17/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në qytetin e Korçë është ngritur alarm pasditen e sotme, ku forcat e rendit kanë rrethuar lagjen 18, pas dyshimeve për një automjet të dyshuar.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet është bërë objekt kontrolli nga policia, pas njoftimeve se në të mund të jenë vendosur lëndë plasëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere anti-eksploziv, të cilat po kryejnë verifikimet e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe për të përcaktuar nëse dyshimet janë të vërteta.

Burime nga terreni bëjnë me dije se situata mbetet ende e paqartë dhe hetimet janë në vijim. Po ashtu, dyshohet se në automjet mund të jetë vendosur edhe një pajisje gjurmuese GPS, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Policia po vijon punën në zonë, ndërsa banorët janë mbajtur larg perimetrit të sigurisë deri në përfundimin e kontrollit. Situata mbetet në zhvillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco