Lajmi i fundit

TASK FORCE/ PD çon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

Grabitja me armë në një argjendari në Kamëz, shoqërohen disa persona

11:47, 17/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona me precedent të mëparshëm penal në zonën e Kamzës për të cilët po kryen verifikime nëse kanë lidhje me grabitjen e shënuar një ditë më parë në një argjendari.

Ditëm e djeshme dy persona të maskuar janë futur në një argjendari në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Njëri prej grabitësve dyshohet se ishte i armatosur.

LEXO EDHE: Momenti i grabitjes në Kamëz/ Dy autorë me skafandër e çantë largohen nga argjendaria me motor

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Nga kontrollet dhe shoqërimet e kryera deri më tani autoritetet nuk kanë mundur dot të shkojnë tek emri i autorit, por falë kamerave të sigurisë është mësuar itinerarin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco