GJKKO ndan gjykimin e dosjes së Ilir Metës - Veçohen Xhixho, Çoku e Fatime Kryemadhi

22:19, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme ndau gjykimin e dosjes me 5 të pandehur mes të cilëve Ilir Meta. Togat e zeza pranuan gjykimin e shkurtuar për Ema Çokun, Pirro Xhixhon dhe Fatime Kryemadhin. Ndërsa ish-presidenti dhe Monika Kryemadhi do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Avokati Kujtim Cakrani tha se në themel pritet të dëshmojnë 120 dëshmitarë e të paraqitën prova kundër akuzës së SPAK. Ndërsa Monika Kryemadhi tha se Ilir Meta kurrë nuk është marrë me shpenzimet familjare dhe se Meta nuk ka patur asnjë marrëdhënie financiare me kushëririn e saj Ardian Shatku.

Syri TV

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Ema Çokut, Pirro Xhixhos dhe Fatime Kryemadhit që të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Vendimi i togave të zeza erdhi pas disa orësh debate në gjyqin ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe treshes së mësipërme.

Meta-Kryemadhi do të gjykohen me procedurë të zakonshme, ku pritet të hidhet shorti për caktimin e një trupe tjetër gjykuese, teksa avokati Kujtim Cakrani tha për mediat se do paraqiten kundërshtime dhe prova kundër akuzës si dhe do thirren rreth 120 dëshmitarë, disa prej të cilëve që do të kërkohen edhe nga mbrojtja. Cakrani iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi debatin që u zhvillua gjatë seancës për disa shpenzime e fatura.

Për Monika Kryemadhin ndarja e gjykimit për tre të pandehurit e tjerë ishte e pritshme pasi nuk mund të merreshin në një proces të gjatë persona të pafajshëm. Ajo shtoi se Ilir Meta nuk është marrë kurrë me shpenzimet e familjare si dhe mohoi që ish-presidenti të ketë patur marrëdhenie financiare me kushëririn e saj Ardian Shatku

Për treshen që do gjykohen me procedurë të shkurtuar, pritet që së shpejti SPAK të paraqesë në gjykatë pretencën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco