SYRI TV/ Seman, qindra hektarë toka pa vaditje, fermerët detyrohen të vadisin me pompa

SYRI TV/ Seman, qindra hektarë toka pa vaditje, fermerët detyrohen të vadisin me pompa

14:45, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qindra hektarë tokë bujqësore në Myzeqenë e Semanit kanë mbetur pa ujë për vaditje, duke rrezikuar prodhimin dhe duke përsëritur një problem që fermerët thonë se ndodh çdo verë.

Për të shpëtuar të mbjellat, ata kanë investuar vetë në pompa, duke rritur kostot, ndërsa akuzojnë institucionet për mungesë mirëmbajtjeje dhe moszgjidhje të situatës, pavarësisht ankesave të vazhdueshme.

SYRI TV

Qindra hektarë tokë bujqësore në këto zona kanë mbetur pa vaditje, duke rrezikuar seriozisht prodhimin bujqësor. Fermerët e zonës thonë se kjo është një problematikë që përsëritet çdo verë, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të mos japin një zgjidhje, duke dëmtuar rëndë sektorin e bujqësisë

Për të shpëtuar të mbjellat nga tharja, shumë fermerë janë detyruar të investojnë vetë duke vendosur pompa, por një veprim i tillë u ka shtuar ndjeshëm kostot e prodhimit në një sezon tashmë të vështirë.

Ata shprehen se, megjithëse paguajnë rregullisht taksat për vaditjen, shërbimi që marrin nuk përmbush nevojat e tyre. Ata akuzojnë institucionet përgjegjëse për mungesë mirëmbajtjeje dhe menaxhim të dobët të rrjetit vaditës.

Sipas tyre, ankesat janë bërë të vazhdueshme ndër vite, por situata mbetet e pandryshuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco