Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Belinda Balluku, gati akuza për korrupsion

Nga IMSI Catcher tek IP si u zbuluan mashtruesit. Xhoel Mekolli me 2 IP, një tek puna, një te shtëpia e vjehrrit

Nga IMSI Catcher tek IP si u zbuluan mashtruesit. Xhoel Mekolli me 2 IP, një tek puna, një te shtëpia e vjehrrit

15:21, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno – Syri.net/

Paisja e gjurmimit “IMSI Catcher” është përdorur për të lokalizuar personat e përfshirë në trafikun e telefonatave online, me qëllim mashtrimin e qytetarëve Austriakë.

Por veç kësaj, dhjetëra IP-i interneti u zbuluan dhe më pas janë gjurmuar në terren, për të mësuar se kush ishin personat dhe subjektet përdoruese të tyre. Përmes këtyre IP-ve kryhej i gjithë mekanizmi kriminal dhe përfitues të vlerave financiare.

Sipas dosjes hetimore të siguruar dy ditë më parë nga gazetari Elton Qyno, rezulton se dikush është identifikuar nga IP-të, dikush nga lënia e numrit të telefonit, siç ishte rasti i identifikimit të Ledio Toçit, që kishte vendosur në kontratë numrin e vëllait të tij, Eljo Toçi.

Por është dokumentuar dhe rasti tjetër si ai i Xhoel Mekollit nga Vranishti i Devollit, që ushtronte aktivitetin nga banesa e vjehrrit të tij në Tiranë, Artur Bishami si dhe nga kompania “Espiron Studio”, e Marsel Lamit.

Sipas të dhënave që paraqiten në dosjen hetimore të skanuar për 2 vite me radhë, ka rezultuar se kompania e internetit, ka orientuar dhe drejtuar grupin e hetimit tek vendi ku ishte lidhja e Xhoel Mekollit.

Kjo lidhje ishte kryer në ambjentet e një apartamenti në katin e dytë të një pallati në rrugën "Kodra e Diellit".

Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore, ka rezultuar se në këtë apartament jetonte personi i arrestuar, Xhoel Mekolli së bashku me bashkëshorten e tij.

Sipas verifikimeve ka rezultuar se apartamenti rezulton në emër të vjehrrit të Xhoel Mekollit, shtetasit Artur Bishami. Tashmë prokuroria po verifikon vërtet nëse ky apartament është blerë nga Bishami, apo emri i tij është përdorur si maskë nga Xhoel Mekolli, për të fshehur origjinën kriminale të kësaj prone.

Ndër të tjera në dosjen e prokurorisë thuhet se Xhoel Mekolli nga muaji Mars 2023 deri në muajin Nëntor 2025, ka qenë i punësuar tek subjekti tregtar "Espiron Studio" që ndodhet tek kompleksi “Kika” në Tiranë.

“Espiron Studio”, është hapur nga Fisnik Nezaj dhe Marsel Lami, në 19 Tetor 2022 dhe aktiviteti i saj është pezulluar në datën 27 janar 2026.

Por kjo është vetëm maja e ajsbergut për Xhoel Mekollin dhe persona e tjerë, pasi më parë ai ka punuar si telefonist tek kompania “Gama “Network”, e cila njësoj si “Espiron Studio” ka pezulluar aktivitetin e saj.

Xhoel Mekolli, përdorte dy IP-i aktive një tek shtëpia e vjehrrit dhe tjetra tek kompania e Marsel Lamit. Gjatë analizës së kryer nga kompania e internetit, ka rezultuar se vetëm nga IP-ia e shtëpisë ku ai punonte duke mashtruar qytetarët e huaj, kishte 80 connections.

Ndërsa personi tjetër që ka ndërruar jetë Oltion Doku, gjatë analizimit të thirrjeve rezultoi të kishte 1230 connections.

Ndërkohë lidhur me këtë rast ditën e sotme gjykata e Tiranës, ka konfirmuar masat e “arrestit në burg” për 4 personat e arrestuar, Xhoel Mekollin, Eduard Dallan, Mateo Hoxhën dhe Tedi Agastrën, të cilët dolën sot për të dhënë shpjegime përballë gjyqtares, Lorena Çabej.

Njëherësh me masë sigurimi “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është lënë dhe Aida Vokli, e cila rezulton të jetë bashkëshortja e Ledio Toçit, person ky i vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës dhe aktualisht ndodhet në kërkim me masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërkohë, për 5 të arrestuarit në flagrancë, senaca për vlerësimin e masës së sigurisë do mbahet ditën e nesërme. Të arrestuar në flagrancë operatorët Kristjan Buda, Benard Bib, Kleidi Dyrma, Ema Taip, Eno Hana.

Në kërkim vijojnë të jenë Marsel Lami dhe Xhoni Hitaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco