Shiste kokainë në doza, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Shiste kokainë në doza, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

14:29, 26/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Policia ka arrestuar ditën e sotme një36-vjeçar në qytetin e Durrësit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi shiste doza me lëndë narkotike, kokainë në qytet. 

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer për disa javë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin e koduar "Midnight". Gjatë operacionit u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste Kokainë në qytetin e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco