Lajmi i fundit

Pse u shmang përmendja e Tiranës për Samitin e NATO-s në 2027?

EMRI/ Të shtëna me armë në drejtim të servisit në Shkodër, plagoset një person!

21:35, 05/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkodër, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg.

Nga informacionet paraprake, një person me inicialet I. G ka qëlluar me armë zjarri drejt ambientit të një servili, ku për pasojë, është plagosur shtetasi Genc Hoxha, 45 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco