Lirohen 8 banorë të fshatit Baks Rrjoll, të cilët u arrestuan pas përplasjeve me policinë private dhe punonjësit e kompanisë Gener 2, që po ndërton një resort në fshatin e tyre. Teksa gjykata vendosi masën detyrim paraqitje, trupa gjykuese u ka ndaluar 8 banorëve që të shkojnë në vendin ku po ndërtohet resorti, ku ata pretendojnë se toka është e tyre. këtë vendim banorët e cilësuan të padrejtë.
Syri TV
Gjykata e Shkodrës ka lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” 8 banorët e arrestuar të Baks-Rrjollit. Por, ndaj banorëve gjykata ka vendosur edhe një masë të re sigurie, duke u ndaluar të shkojnë pranë tokave të tyre, për të cilat po protestojnë prej rreth një muaji. Këtë vendim, banorët e cilësuan të padrejtë.
Ata paralajmëruan se nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre për të kërkuar drejtësi mbi atë që e cilësojnë grabitje të pronës për ndërtim të një resorti privat.
Arrestimi i banorëve të Baks-Rrjollit erdhi pas përplasjeve fizike me punonjësit e sigurisë në zonë, teksa dëmtuan mjetet dhe objektet e firmës.
© SYRI.net