Dajak në zyrat e shtetit/ Dhunoi drejtorin në ambientet e IKMT-së, shpallet në kërkim Klesti Çela

Dajak në zyrat e shtetit/ Dhunoi drejtorin në ambientet e IKMT-së, shpallet në kërkim Klesti Çela

10:22, 04/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtori i Mjedisit pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Teritorit, Klesti Çela, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambjentet e institucionit mes dy drejtorave të IKMT.

Së bashku me Klesti Çelën, në kërkim janë shpallur dhe 3 persona të tjerë që së bashku me Çelën dhunuan dhe kanosën me armë Drejtorin e Ekzekutimeve në IKMT, Fatmir Meta.

Klesti Çela është dhe kunati i Ergys Agasit, edhe ky i fundit i shpallur në kërkim nga prokuroria e posaccme SPAK.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela, pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Meta, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ndërkohë, pas kësaj ngjarje drejtori i IKMT, Afrim Qendro ka shkarkuar nga detyra Klesti Çelën, drejtor i Mjedisit si dhe Ervin Bixhën, këshilltar pranë Kryeinspektorit të IKMT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco