Në pikën kufitare Muriqan, u arrestua në flagrancë një 25-vjeçar, banues në Tiranë, i identifikuar me inicialet G. B.
Gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte, u konstatua se dyshohej të ishte nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa iu gjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike, Kokainë.
Automjeti dhe sasia e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVKM Shkodër
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe posedonte një sasi Kokaine, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti dhe sasia e lëndës narkotike.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin:
-G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 25-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në efektin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit, 25-vjeçarit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
© SYRI.net