Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ Seanca paraprake për kalimin e dosjes për gjykim, Meta dhe Kryemadhi përballë prokurorëve të SPAK

10:21, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka nisur seancën e radhës paraprake për ish çiftin bashkëshortor, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Prokurorët e Posaçëm do të vijojnë me leximin e parashtrimeve të kërkesës për kalim në gjykim të dosjes, ndërsa kanë mbetur pa lexuar edhe 20 faqe.

Në seancën e kësaj të enjteje, 29 janar është paraqitur edhe mbrojtja e Metës, përfaqësuar nga avokati Kujtim Cakrani.

Ndërkohë ish ligjvënësja dhe ish kryetarja e PL, Monika Kryemadhi është paraqitur gjithashtu në seancë.

Ndërkohë të premten Apeli i Posaçëm shqyrton një tjetër kërkesë të kreut të PL, Ilir Meta, atë për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’, në të cilën ndodhet prej 21 tetorit 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco