Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë me makinë në Itali. Bëhet fjalë për Klaudio Gjokën, i cili udhëtonte me një automjet tip “Audi” kur u përplas me një kamion në rrugën shtetërore Dei Laghi di Avigliana, midis Saluzzos dhe Crocera di Barge.
Shoferi i kamionit ka marrë vetëm lëndime të lehta, ndërsa për Klaudion aksidenti rezultoi fatal. Ngjarja ndodhi dje pasdite dhe autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e saj. Përkohësisht, qarkullimi në zonë u kufizua për të lehtësuar punën e ekipeve të emergjencës.
Klaudio Gjoka nga Lezha banues në Itali, jetonte në Saluzzo, ku familja e tij kishte ardhur disa vite më parë nga Shqipëria. I lindur në vitin 2005, ai kishte ndjekur studimet në programin Ndërtimi, Mjedisi dhe Territori (Gjeodetë) në Institutin Denina dhe së fundmi ishte futur në tregun e punës.
Ngjarja ka lënë të tronditur komunitetin lokal dhe familjarët e të riut.


© SYRI.net