Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

EMRAT/ Aksidenti me vdekje në Laç, humb jetën 25-vjeçari! Dy të rinj përfundojnë te Trauma

EMRAT/ Aksidenti me vdekje në Laç, humb jetën 25-vjeçari! Dy të rinj përfundojnë te Trauma

08:25, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç, nga përplasja e dy automjeteve.

Burime bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin Aron Zymaj është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gentjan Xhaferri, 23-vjeç.

LEXO EDHE: Aksident i rëndë gjatë natës në Laç, humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të rinj

Në mjetin e 23-vjeçarit mësohet se udhëtonin si pasagjerë 23-vjeçari Leandro Fufi dhe 25-vjeçari Elinor Tusha, i cili na ndërruar jetë.

Policia bën me dije se Xhaferri dhe Fifi janë dërguar pëe ndihmë mjekësore të Spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa është shoqëruar në komisariat Aron Zymaj.

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco