GJKKO ka caktuar 'arrest në burg' për 8 të arrestuarit në kuadër të operacionit për goditjen e skemës së mashtrimit me call centera ku viktima ishin qytetarët italian dhe të vendeve të BE-së.
Dy prej të arrestuarve u është dhënë masa 'burg me afat 20 ditë'
Masat e sigurise
Remir Gjoligaj- arrest me burg
Endri Gjata- arrest me burg
David Qerimi- arrest me burg
Elis Merkaj- arreat me burg
Rentjan Peposhi - arrest me burg me afat 20 ditw
Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë
Hysen Xhepexhiu- arrest me burg
Klaudio Kaçupi - arrest me burg
Në kërkim mbeten organizatorët e aktivitetit kriminal vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj.
Emisioni Le Iene nëpërmjet një investigimi zbardhi mashtrimin e call centerave duke i cilësuar si një bandë kriminale. Nëpërmjet një të infiltruari në një call centër ne kullën 4ever Green toëer në qendër të Tiranës është zbuluar se si shqiptarë dhe italianë u merrnin kursimet shtetasve të huaj nëpërmjet investimeve fiktive. Përftitimet per nje operator në Call Center në një muaj shkonin deri në 1 milion euro. E gjithë skema e mashtrimit është denoncuar por operacioni i ndjekur nga Le Iene dhe Prianjat është dekonspiruar.
Por si funksionon?
Gjithcka nis me një telefontë nga një operatore e cila paraqitet me një identitet të rremë
Më pas ajo i fton klientët që të investojnë para me një depozitë 250 euro ajo aktivizon një robot këshillues nga inteligjenca artificiale, do të shes dhe blejë aksione të firmave të medha vend të klientit duke premtuar fitime të sigurta. Iu japin të dhënat për të hyre në siten e tyre ku shihet që kapitali i investuar rritet gjithmonë. Por në të vertëtë numrat dhe grafiket pesojnë rritje të medha në mënyrë fiktive. Në këtë pikë hyn në skenë konsulenti i cili duke përdorur truke mashtrimi i shtynë që të investoni më shumë para. Por në fund kur klienti kërkon të tërheq paratë që mendoni që ka fituar dhe janë zhdukur dhe më ta edhe kursimet.
© SYRI.net