Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Vritet me thikë në burg në Greqi, Jani Aliaj! I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në Tiranë

Vritet me thikë në burg në Greqi, Jani Aliaj! I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në Tiranë

16:55, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jani Aliaj, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, është ekzekutuar sot në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos në Greqi.

49-vjeçari nga Tepelena, i arrestuar në Greqi më 31 dhjetor 2024, u vra brenda ambienteve të burgut pasi u godit disa herë me thikë nga një i burgosur grek. Ngjarja ka ndodhur në sektorin 3 të burgut të Koridhalos. Autori i dyshuar rezulton gjithashtu i dënuar për vrasje.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe nuk përjashton pistën e një vrasjeje me pagesë.

Jani Aliaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për vrasjen e biznesmenit Elton Çiço, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai rezultonte gjithashtu i kërkuar për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku gjatë një tentative për vjedhjen e një sasie të madhe marijuane mbetën persona të plagosur. Për këtë ngjarje, Aliaj akuzohej për tre vepra penale.

Në Greqi, Aliaj ishte arrestuar me identitet të rremë, Aleksan Kreshnik. Ai kërkohej nga autoritetet greke pasi ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm, si edhe 2 vite e 12 muaj burg shtesë për vrasjen e një shtetasi shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Këto ngjarje kishin ndodhur në Athinë në vitin 2006.

Vrasja e tij brenda burgut të Koridhalos pritet të hapë një hetim të thelluar mbi sigurinë dhe konfliktet e brendshme në këtë institucion penal.

Image

Jani AliajImage
Jani Aliaj me pseudonimin XhekuImage
Jani Aliaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco