15 –vjeçari shqiptar është renditur i pari në botë në olimpiadën ndërkombëtare të Matematikës për klasat e 9-a. Loris Qosja shprehet se këtë fitore ja dedikon familjes dhe mësueses që arriti të dallonte talentin e tij. Në olimpiadën ndërkombëtare për Kimi, Qosja u rendit në vendin e tretë.
Syri tv
Loris Qosja 15 vjeç është renditur i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për klasat e 9-ta, ndërsa ka fituar edhe vendin e tretë në Olimpiadën e Kimisë, duke shënuar një sukses të rrallë në arenën ndërkombëtare. Ai shprehet se ketë arritje te madhe ia dedikon familjes e mësueses e cila ia nxori talentin ne pah e beri te mundur te ushtroheshin me libra për nivele me te larta.
Mësuesja e matematikes Flutura Hoxholli shprehet e lumtur për nxënësin e saj talentin e te cilit e ka zbuluar ajo ne fillim. Sipas saj është një punë e vështire por kënaqë qe përjetohet me marrjen e këtij çmimi nuk ka te krahasuar.
Arritja e Loris Qosjes është një burim krenarie për familjen e tij, shkollën, qytetin e Cërrikut dhe mbarë vendin. Në Olimpiadën Botërore “Neo Science”, e zhvilluar në Orlando, SHBA, në periudhën 9–16 janar 2026, nxënësi nga qyteti i Cërrikut, Loris Qose, nga juria e kësaj olimpiade u shpall:Fitues i vendit të parë në Matematikë dhe u vlerësua me Medalje Ari. Fitues i vendit të tretë në Kimi dhe u vlerësua me Medalje Bronzi.
© SYRI.net