Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

SYRI TV/ Asnjë verifikim për tokat e përmbytura në Roskovec, banorët: Mungojnë reagimet institucionale

13:36, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dëmet e shkaktuara nga dalja e lumit Seman në fshatrat e bashkisë Roskovec, janë shumta. Banorë dhe fermerë shprehen se sipërfaqe të tëra të mbjella me kultura të ndryshme janë dëmtuar, ndërsa pohojnë se askush nuk ka shkuar për evidentimin e dëmeve. Ata theksojnë se kryetarja e bashkisë, Majlinda Bufi i ka thirrur në zyrë, ndërkohë që dëmet verifikohen në terren e jo nga zyra.

SYRI TV

Pas rikthimit të lumit Seman në shtratin e tij, pasojat në terren janë të rënda dhe të dukshme. Sipërfaqe të tëra toke bujqësore, të mbjella me grurë, elb dhe kultura foragjere, të cilat përbëjnë bazën kryesore ushqimore për blegtorinë, janë shkatërruar nga përmbytjet. Argjinaturat në disa segmente kanë vrima të hapura dhe si pasojë në zonat më të ulëta dhe më pranë lumit, uji ka depërtuar duke përmbytur sera dhe parcela të mbjella.

Banorë e fermerë thonë se përmbytje të tilla kishin vite pa i parë, ndërsa dëmet janë të mëdha. Më shumë dëme ka në fusha të mbjella e më pak në sera.

Fermerët shprehen të revoltuar për mungesën e reagimit institucional. Sipas tyre, grupet e kontrollit dhe verifikimit të dëmeve nuk kanë dalë në terren për të konstatuar situatën reale, ndërsa kryetarja e bashkisë, Majlinda Bufi është mjaftuar duke i thirrur fermerët në zyrë, ku i ka pyetur në mënyrë verbale për dëmet e pësuara.

Banorët theksojnë se pa verifikim në vendngjarje, dëmet reale rrezikojnë të mos pasqyrohen dhe për pasojë të mos dëmshpërblehen, duke i lënë fermerët dhe blegtorët të përballen të vetëm me pasojat ekonomike të kësaj fatkeqësie natyrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco