Seanca paraprake për Erion Veliajn është shtyrë për të 11-tën herë, pasi Gjykata i dha kohë avokates së caktuar kryesisht Valentina Teodoresku ta takojë kryebashkiakun në paraburgimin e Durrësit. Mbrojtja e Veliajt insistoi për vënien më dispozicion të të gjitha akteve hetimore, kërkesë që u rrëzua nga togat e zeza.
Avokati i revokuar i Veliajt Artan Gjermeni tha për mediat, "se nuk kanë rëndësi afatet e kësaj faze proceduriale, ku gjykata duhet ta kalojë për gjykim, ta kthej për plotësim aktesh apo ta pushojë çështjen, se sa bërja e një procesi të rregullt ligjor".
Seanca e radhës u la më 2 shkurt ku pritet të merret një vendim për kalimin ose jo në gjykim, pasi nga të gjithë të pandehurit kanë mbetur pa bërë parashtrimet Erion Veliaj dhe Bashkëshortja e këtij të fundit Ajola Xoxa. SPAK e akuzon Veliajn për disa vepra penale, nga korrupsioni pasiv, shpërdorim i detyrës, fshehja e pasurisë deri tek futja e sendeve të ndaluara në paraburgim, ku ndodhet prej 10 shkurtit të vitit 2025.
© SYRI.net