Gjatë ditës së fundit janë regjistruar disa raste të ndryshme në Lezhë dhe Kurbin. Një 36-vjeçar nga Lezha u arrestua për shkelje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Një 44-vjeçar nga fshati Spiten u procedua për punime ndërtimore pa leje, ndërsa dy persona të tjerë, 31-vjeçari nga Tirana dhe një 61-vjeçar nga Kurbin, u proceduan për dhunë dhe pushtim toke.
Po ashtu, një 17-vjeçar u procedua për drejtim automjeti pa leje, dhe në Mamurras është kallëzuar vjedhja e dy targave automjeti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 36 vjeç, banues në Lezhë, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në fshatin Spiten, Lezhë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimore pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasit:
* E. N., alias E. Ll., banues në Kurbin, pasi dyshohet se më datë 17.01.2026, rreth orës 04:01, ka hyrë në një market dhe ka marrë kasën fiskale;
* A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar orenditë e dhomës së hotelit ku qëndronin.
Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke për përdorimin e disa varreve familjare.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Më datë 17.01.2026 ka kallëzuar shtetasi G. Rr., 38 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, se në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, i janë vjedhur dy targat e automjetit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.
© SYRI.net