Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

EMRI/ Fier, arrestohet 31 vjeçari, shpërndante drogë në qytet

EMRI/ Fier, arrestohet 31 vjeçari, shpërndante drogë në qytet

09:20, 18/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 31-vjeçar nga Fieri, Frans Begaj, është arrestuar pasi dyshohet se ushtronte veprimtari të paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike në doza në qytetin e Fierit.

Gjatë kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje. Sipas hetimeve, ai siguronte lëndën narkotike, e përgatiste dhe e shpërndante në zona të ndryshme të qytetit, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier 

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, operacioni policor i koduar “Target”.

Operacioni u ndoq për 6 muaj me metoda speciale të hetimit.

Kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza në qytetin e Fierit.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara nga hetimi 6-mujor me metoda proaktive, për një shtetas që shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin e tij dhe vënien në pranga.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Target”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në qytetin e Fierit.

Për këtë shtetas, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kanabisi të përgatitura dhe gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco