Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

‘Fluturoi’ makinën në gjendje të dehur/ Lihet në burg 26-vjeçari, në aksident humbi jetën 18-vjeçarja

11:07, 17/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Durrësit ka zhvilluar këtë të shtunë masën e sigurisë ndaj shtetasit Arbër Xhaxhaj, 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës mbrëmjen e së enjtes.

Ndaj tij është lënë në fuqi masa e sigurisë “Arrest me burg’.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen vonë të së enjtes tek mbikalimi i plazhit në Durrës, ura e Dajlanit, ndërsa bilanci ishte tragjik, një viktimë dhe tre të plagosur.

Viktimë mbeti 18-vjeçarja Vikena Greku, ndërsa u plagosën edhe dy këmbësorë të rastësishëm. 26-vjeçari rezultoi të ishte nën efektin e alkoolit, ndërsa makina që ai drejtonte fluturoi nga ura e Daljanit mbi një dyqan lulesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco