Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

EMRI/ Prej disa muaj në ndjekje nga 'Antidroga e Tiranës', një i arrestuar në kryeqytet! I gjendet edhe mbi një kilogramë kokainë

EMRI/ Prej disa muaj në ndjekje nga 'Antidroga e Tiranës', një i arrestuar në kryeqytet! I gjendet edhe mbi një kilogramë kokainë

09:58, 17/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ervin Kaftiraj është arrestuar nga Sektori i Antidrogës në Tiranë gjatë një operacioni të zhvilluar në një restorant të njohur në periferi të kryeqytetit.

Burimet  nga terreni bëjnë me dije se gjatë prangosjes, uniformat blu i gjetën mbi 1 kilogram kokainë.

Sipas burimeve zyrtare, Kaftiraj ishte nën vëzhgim disa muaj nga policia, e cila monitoronte lëvizjet e tij.

Ai është i njohur në Tiranë për aktivitetin e tij me makina me qira luksoze dhe mjete retro.

Agjentët e Antidrogës po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco