Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

BKH mësyn në qëndrën tregtare në Tiranë, kontrolle në Call Center-in e një italiani, të pranishëm dhe ‘Le Iene’

BKH mësyn në qëndrën tregtare në Tiranë, kontrolle në Call Center-in e një italiani, të pranishëm dhe ‘Le Iene’

18:52, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grup oficerësh të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar mbrëmjen e sotme në ambjentet e një qëndre tregtare në Tiranë, duke kryer kontrolle në zyrat e një biznesi që kishte si objekt tregtar Call Centerin.

Sipas burimeve për SYRI-n, biznesi i përket një personi të huaj, italian, i cili kishte marrë një ambjent me qira në kullën e ndërtuar pranë ish-shtëpisë së përgjimit të Sigurimit të Shtetit, pjesë e së cilës ishte edhe një ortak shqiptar.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar kompjutera dhe sende të tjera dokumentare, që besohet se kanë lidhje me një çështje për mashtrime të qytetarëve të Bashkimit Europian.

Rasti po ndiqet dhe nga një prokuror i huaj dhe një prokuror shqiptar.

Gjatë kryerjes së kontrolleve janë parë në ambjentet e qëndrës tregtare dhe kameramanë të emisionit investigativ italian, 'Le Iene'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco