Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Aksidenti tragjik në Durrës, makina ‘fluturoi’ 50 m nga ura e Dajlanit, një viktimë tre të plagosur

15:55, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

1 viktimë dhe 3 të plagosur, është bilanci i aksidentit tragjik në Durrës. Një automjet tip BMË ka rënë nga Ura e Dajlanit duke fluturuar dhjetëra metra në ajër për të përfunduar në një dyqan lulesh. Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, ka ndërruar jetë pasagjerja 18 vjeçare, ndërsa shoferi dhe dy këmbësorë kanë mbetur të plagosur. 26 vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi 130 km/h

Syri tv

Një aksident tragjik është regjistruar orët e vona të mbrëmje së enjtes në Durrës tek mbikalimi i Urës së Dajlanit, me pasoje 1 viktime dhe 3 te plagosur.

Nje automjet tip BMË që po lëvizte me një shpejtësi prej 130 kilometrash në autostradën Tiranë Durrës sapo është ngjitur mbi urën e Dajlanit  shoferi ka ngatërruar korsinë dhe në vend të merrte korsinë e plazhit ka marrë të portit.

Për pasojë mjeti fillimisht është përplasur me trafik ndarësen dhe më pas ka çarë bordurën anësore, duke fluturuar rreth 50 metra  teksa ka përfunduar në një dyqan lulesh poshtë Urës së dajlanit

Këto janë pamjet e mbrëmjes së të enjtes, që tregojnë pasojat dramatike të këtij aksidenti, ku  mbeti viktimë  18-vjeçarja Vikena Greku pasagjere në mjet ndërsa shoferi i automjetit 26 vjec Arberi Xhaxhaj  nga Fieri ka mbetur i plagosur rende.

Ndërkohë nga ky aksident ka mbetur i plagosur rënndë edhe roja i dyqanit të luleve dhe një kalimtar, të cilët janë marrë përpara nga mjeti tip BMË.

Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, teksa drejtuesi i mjetit ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur.

Siç duket nga këto pamje të rënda makina është shkatërruar si pasojë e përplasjes së rendë.

Syri tv ishte dhe sot pranë vendit të ngjarjes, ku duken qartë pasojat e rënda të këtij aksidenti, që veç shpejtësisë kishte shkak tjetër dhe mungesën e ndriçimit në një prej segmenteve rrugore më të rëndësishëm në vend

Nga burime paraprake, mësohet se drejtuesi i mjetit ka qene i dehur dhe se ka lëvizur me shpejtësi të larte 130 km ne ore, teksa në momentin e ngjitjes së mjetit mbi urë, ai nuk ka pasur fushëpamje të plotë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco