Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Arratisja e Ndocit, i 'ha' kokën e drejtorit të burgut Durrës, prangoset Indrit Cërloj! 'Arrest shtëpie' për shefen e Shërbimit Shëndetësor

Arratisja e Ndocit, i 'ha' kokën e drejtorit të burgut Durrës, prangoset Indrit Cërloj! 'Arrest shtëpie' për shefen e Shërbimit Shëndetësor

15:45, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili akuzohet për 'shpërdorim detyre', pas arratisjes së Altin Ndocit pak ditë më parë nga ambientet e spitalit të Durrësit

Tashmë pas shkarkimit nga detyra si drejtor i Burgut, Cërlojt i janë vendosur sot prangat ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkeljet në procedurën e shoqërimit të Ndocit nga qelia në spital, ku ai u paraqit për një vizitë mjekësore, informon gazetari Elton Qyno.

Masa 'arrest në shtëpi' iu komunikua dhe shefes së Shërbimit Shëndetësor në burg, Ylfete Sema e cila dhe ajo akuzohet për shpërdorim detyre.

Burime për gazetaren e Syri, Albana Aliaj, bëjnë me dije se ish drejtori i Burgut të Durrësit, është ndaluar nga Policia, teksa po i është komunikuar urdhërarresti me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Dy ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosuri shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

 Më 13 janar 2026, Ndoci u paraqit në spital dhe, pasi shkoi në tualet, doli duke goditur me grusht një prej efektivëve të policisë, e më pas u largua me vrap. Jashtë murit rrethues të spitalit atë e priste një automjet tip Audi, me të cilin u largua pa lënë gjurmë.

Tetë persona të tjerë u ndaluan më 14 janar, sipas deklaratës së Drejtorisë së Burgjeve:

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar, nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve,  as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

 Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
 Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Njoftimi i policisë: 

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës.

Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco