Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Denoncimi për shpifje/ Agron Malaj humb betejën ligjore me Xhelal Mziun

Denoncimi për shpifje/ Agron Malaj humb betejën ligjore me Xhelal Mziun

13:08, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen e hapur nga ish-kryebashkiaku i Matit, aktualisht deputet i Partisë Socaliste Agron Malaj ndaj deputetit demokrat Xhelal Mziu për akuzën e shpifjes. Shkak u bë mungesa e interesit të palës që inicioi procesin duke bërë që gjyqtarja Irena Gjoka ta pushonte çështjen.

Sipas gazetrait të Syri tv Fatjon Gjinaj, mbrojtësi ligjor i Mziut Marash Logu ka pretenduar se deputetit demokrat deklaratat i ka bërë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,  në cilësinë e drejtuesit politik të zonës dhe i është referuar informacioneve që atij i kanë ardhur nga strukturat.

Padia e Malajt erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku ky i fundit tha se një automjet po shpërndante para me qëllim blerjen e votave në favor të PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco