Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Ekstradimi/ Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim të ankimit të Igor Kukunov në seancë publike

Ekstradimi/ Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim të ankimit të Igor Kukunov në seancë publike

12:47, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për gjykim në seancë publike ankimin e bërë nga shtetasi rus Igor Kokunov, kundër vendimeve gjyqësore të drejtësisë shqiptare, që lejuan ekstradimin e tij në Rusi.

Ekstradimi i 62-vjeçarit rus të arrestuar në pikëkalimin e Muriqanit në Shkodër në gusht 2023, pasi kërkohej ndërkombëtarisht nga drejtësia e Federatës Ruse si i dyshuar për vepra të rënda penale dhe lidhje mafioze, u krye më 30 tetor, në të njëjtën ditë kur Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë procedurën e ekstradimit.

Në ankimin e kaluar për shqyrtim, Kokunov kërkon konstatimin si antikushtetues të ekstradimit të tij në Federatën Ruse dhe shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Shkodrës, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë për ekstradimin e tij, si edhe veprimeve të kryera nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas shpalljes së vendimit të Kushtetueses për pezullimin e ekstradimit të tij në orën 17:15 të 30 tetorit të vitit të shkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco