Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Arratisja e Altin Ndocit, shkarkohet nga detyra drejtori dhe zinxhiri komandues i burgut të VIP-ave Durrës

Arratisja e Altin Ndocit, shkarkohet nga detyra drejtori dhe zinxhiri komandues i burgut të VIP-ave Durrës

14:49, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të burgut të Durrësit, Indrit Carloj, i cili një ditë më parë u pezullua nga detyra pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit ku kishte shkuar për një vizitë mjekësore.

Vendimi për shkarkimin e Carloj, është marrë nga ministri i Drejtësisë, Lamallari, pas analizimit të situatës dhe gjëndjes në burgun e Durrësit.

Paraburgimi i Durrësit është kthyer në “strofkën” e personazheve VIP të botës së krimit dhe botës politike, të cilët kanë probleme ligjore me Drejtësinë, kryesisht SPAK-un.

Tashmë barra për kapjen e Altin Ndocit, që mundi të arratisej ditën e djeshme, i ka rënë Policisë së Shtetit, e cila gjatë këtyre orëve ka kryer kontrolle të shumta në dhjetëra banesa në Tiranë, Fushë-Krujë dhe vende të tjera, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Altin Ndocit.

Gjithashtu është shkarkura dhe i gjithë zinxhiri komandues pas  Indrit Carloj

Të shkarkuar
Indrit Carlos - Drejtori i burgut Durrës
z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
 • z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
 • znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
 • z. Aulon Quku – Kryeinfermier;
 • z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 • z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 • z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 • z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 • z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 • z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 • znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Personat e ndaluar nga policia

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës

Çfarë ndodhi sipas Drejtorisë së burgjeve

Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.

Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco