Rrahu dhe bëri për spital 42-vjeçarin, arrestohet autori në Velipojë

Rrahu dhe bëri për spital 42-vjeçarin, arrestohet autori në Velipojë

12:21, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 47-vjeçar është arrestuar në fshatin Gomsiqe, Velipojë, pasi u konfliktua fizikisht me një 42-vjeçar për motive të dobëta. Si pasojë e përleshjes, 42-vjeçari u dëmtua dhe aktualisht po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, e cila ishte e mbajtur pa leje.

Në vijim të hetimeve, u konstatua se i arrestuari, N. S., kishte konflikte të vazhdueshme me shtetasin F. K. dhe pas përleshjes, ai u arrestua për dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Velipojë/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

U konfliktua fizikisht për motive të dobëta, me një 42-vjeçar, në fshatin Gomsiqe, dhe posedonte një armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta. 

Nga konflikti fizik u dëmtua 42-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Gomsiqe, dy shtetas ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë ishte dëmtuar njëri prej tyre, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap dhe u arrestua shtetasi N. S., 47 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi N. S. është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin F. K., në fshatin Gomsiqe. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F. K., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Në vijim të veprirmeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe  sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë që ai e posedonte pa leje. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco