Zbulohen detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit dje nga spitali Infektiv i Durrësit. Mësohet se target e Audit A7 ishin vjedhur 5 ditë më parë në Fushë Krujë, informon gazetari i Syri.net Elton Qyno
Gazetari i Syri.net Elton Qyno lajmëroi dje se targat e Audit të zi dyshohej se ishin vjedhur.
Mësohet se makina audi, e ka pritur Altin Ndocin, në hyrje të spitalit i cili sapo ka dalë nga spitali, ka hipur në makinë dhe është larguar.
Sipas pamjeve filmike, Altin Ndoci, sapo ka përfunduar ekzaminimin mjekësor pa prezencën e policëve në dhomë. Ai ka dalë nga dhoma dhe sapo është shfaqur në korridor ku e prisnin tre policët, ka qëlluar ata me grushta dhe më pas është larguar me vrap në daljen e spitalit për tu drejtuar drejt Audit që e priste tek parkingu.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për arrestimin e anëtarit të grupit të zjarrit të Talo Çelës. Policia e Tiranes ditën e djeshme rreth 2 ore pasi Altin Ndoci është arratisur ka zhvilluar kontrolle në disa zona të Tiranës. Kontrolle janë zhvilluar në Yzberisht ku Ndoci ka banesën, në Kamez dhe Don Bosko. Nga kontrollet policia nuk ka gjetur asgje te paligjshme ndersa ka pyetur disa persona.
Arrestimet
Pas dështimit te sigurise dhe shkeljes së rregullave që favorizuan arratisjen spektakolare të Altin Ndocit, janë arrestuar 8 zyrtare. Konkretisht janë vënë në pranga zv shefi i policisë së burgut ne Durres Dezdemon Pazaj, 5 policë burgjesh që bënë shoqërimin e Ndocit nga burgu ne spital, Dorian Saraçi, Sali Ferollari, Preng Marvataj, Fation Baçi dhe Aranit Çela. Gjithashtu është arrestuar
specialistja e informacionit Violeta Uka si edhe kryeinfermieri i repartit te Infektivit në Durrës, Aulon Çuko. Ky i fundit është ndaluar pasi ka plotësuar dokumenta mjekësorë që paraqesnin situatën sikur Altin Ndoci, vuan nga sëmundje të veshkave ndaj ishte e nevojshme të kryhej vizita në ambjentet e spitalit.Të 8 të arrestuarit akuzohen për shperdorim detyre.
© SYRI.net