Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Tre mijë euro leja për në shtëpi, 1 mijë për një celular! Dogjani zbulon skemën e korrupsionit brenda në burgje

10:34, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish deputeti i PD-së, sot avokat, Asllan Dogjani i ftuar sot në studion e “Kafe Shqeto’ në Syri TV ka denoncuar skemën korruptive që ndodh brenda sistemit të burgjeve, aty ku grupet kriminale thotë ai janë fuqizuar si rezultat i kapjes së sistemit dhe korrupsionit brenda në burgje

“Çfarë ndodh në sistemin e burgjeve, si avokat dhe eksperiencën që ka ndër vite situata në burgje është shumë e rëndë.

Aq shumë janë fuqizuar grupet sa ndonjë ditë mund të sulmojnë dhe burgjet me ndonjë dron, minë me sahat. Korrupsioni në burgje është i jashtëzakonshëm. Për  të futur një celular në burg duhet të paguash 1 mijë euro tek drejtuesit, 500 euro në muaj të mbash telefonin në burg, 3 mijë euro për një leje për të shkuar në shtëpi.

Ka raste kur drejtorët e burgjeve apo shefat marrin persona me rrezikshmëri, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe për interesa të grupeve kriminale i nxjerrin nga burgu pa leje, mund të kryejnë ndonjë vrasje e i kthejnë sërish në burg.

Apo personat që nuk kanë plotësuar kushtet e kriteret i nxjerrin pa regjistruar. Grupet kriminale brenda në burgje janë të grupuar të armatosur me thika. Kishim një rast para disa ditësh që në Shkodër u ther në burg një i burgosur. Shitet drogë e kokainë në burgje.  

Kemi një situatë shumë të rëndë si rezultat i kapjes së sistemit dhe korrupsionit brenda në burgje. Policët e burgjeve kanë frikë të hyjnë të kontrollojnë kur shefi i tyre i lejon të hyjë thika”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco