Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

3 vjedhje në dy javë/ Arrestohen tre 'skifterët' në Tiranë, në një banesë vodhën 14 mijë euro

3 vjedhje në dy javë/ Arrestohen tre 'skifterët' në Tiranë, në një banesë vodhën 14 mijë euro

10:24, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që kryente vjedhje në banesa. Janë arrestuar 3 pjesëtarët e grupit.  Të tre, të dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Zbardhen 3 vjedhje të kryera nga ky grup, gjatë muajit janar. Njëra prej vjedhjeve u krye dje, ndërsa në njërën prej banesave, u vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë.

Pjesëtarët e grupit fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Strategjia”, në kuadër të të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit  Alban Mullaymeri, 36 vjeç, Sergeto Turullaj, 35 vjeç dhe Gentjan  Kala, 38 vjeç.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco