Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

'Altin Ndoci s'u arratis, u la të largohet' Asllan Dogjani: S'mund të bëhej pa bashkëpunimin e policisë

10:06, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

‘Altin Ndoci nuk është arratisur, por është lënë të largohet’ Kjo është bindja e avokatit Asllan Dogjani, ish deputeti demokrat i cili analizon arratisjen e Altin Ndocit.

Në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Dogjani, i cili vite më parë ka mbajtur dhe post si drejtues i lartë i policisë, jep dhe argumentet pse ai u la të largohet.

“Ai nuk është arratisur. Atë e kanë liruar e them me bindje të plotë. Nuk mund të justifikohet një person i akuzuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.  Masat duhet të ishin të tejshtuar, jo si për një të burgosur të zakonshëm. Ndërkohë ndodh e kundërta, një të burgosur të thjeshtë e marrin në pranga, ndërsa ai ishte I palidhur me pranga,ndoshta për shkak të rrezikshmërisë dhe me zinxhirë në këmbë.”

Dogjani thotë se skema e arratisjes dje nga spitali i Durrësit, ku Ndoci kishte shkuar për një vizitë mjekësore ka qenë e mirëorganizuar

“Kjo lloj arratisje që është bërë kanë paguar për të ndodhur. Nuk është thjeshtë ngjarje rastësore. Jo nuk ndodh.  Është skemë perfekte e organizimit e menduar mirë me detaje. Ata kanë marra masa edhe të mos kapet.

Burgu është afër policisë. Policia ka një plan masash e gjithsecili e di vendin ku ndodhet. Ndërkohë masat që kanë marrë ata që kanë planifikuar arratisjen e Altin Ndocit kanë qenë më të mira se të policisë. Kam bindjen se kjo nuk mund të bëhej pa një bashkëpunim mes policisë së burgjeve dhe ato të shtetit. Ata kanë marrë masa që ai të largohej e të mos kapej”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco