Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Goditi policĂ«t me grushta, si iku nga spitali anĂ«tari i grupit tĂ« zjarrit tĂ« Talo ÇelĂ«s! Audi dyshohet i vjedhur

Goditi policĂ«t me grushta, si iku nga spitali anĂ«tari i grupit tĂ« zjarrit tĂ« Talo ÇelĂ«s! Audi dyshohet i vjedhur

15:04, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno 

Një arratisje spektakolare ka ndodhur nga ambjentet e spitalit infektiv të Durrësit, ku Altin Ndoci, i arrestuar nga SPAK si pjesëmarës në vrasjen e Andi Zylyfit, Endrit Alibej, Arben Dylgjerit dhe një personi Turk.

Mësohet se një makinë audi, e ka pritur Altin Ndocin, në hyrje të spitalit i cili sapo ka dalë nga spitali, ka hipur në makinë dhe është larguar.

Sipas pamjeve filmike, Altin Ndoci, sapo ka përfunduar ekzaminimin mjekësor pa prezencën e policëve në dhomë.

Ai ka dalë nga dhoma dhe sapo është shfaqur në korridor ku e prisnin tre policët, ka qëlluar ata me grushta dhe më pas është larguar me vrap në daljen e spitalit.

Sapo, ka dalë ka hipur në një audi, që dyshohet se është vjedhur  dhe është larguar.

Pas qëndrimit për dy vite me rradhë në paraburgim, Altin Ndocit, ju pushua çështja penale për vrasjen e Viktor dhe Besmir Haxhiaj si dhe Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdija.

Por gjatë kësaj kohe akuza të tjera u shtuan ndaj tij si vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Uruçit, si dhe pjesëmarës në  masakrën e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh ku mbetën të vrarë 3 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco