Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Ekskluzive/ Syri TV sjell foton: Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

Ekskluzive/ Syri TV sjell foton: Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

14:49, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekskluzive/ Syri TV sjell foto të Altin Ndocit në momentin që ka arritur të dalë nga spitali i infektivit i spitalit të Durrësit mesditën e sotme.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e arratisjes së tij dhe fotoja që Syri TV disponon është shkëputur nga pamjet e filmuara nga këto kamera.

Ndoci ka qenë  i veshur me xhup të zi. Pasi ka dalë nga spitali ai ka vijuar drejt parkingut në pjesën e pasme të spitalit në të cilën e priste AUDI A7 ngjyrë i bardhë me të cilën ka mundur të arratisej.

Lexo dhe: U arratis nga spitali, çfarë rrëfente Dumani për Altin Ndocin: Donte të eliminonte vëllain tim, por…

Kamera nga materniteti i Durrësit ka arritur të fokusojë momentin kur Altin Ndoci është larguar me AUDI-n A7 i Bardhë me targa AA 700 RS e cila e priste tek parkingu.

Ndërkohë Syri TV siguron dhe një foto kur një polic i burgut me pistoletë në dorë ka dalë për ta kërkuar.

Dy policë e kanë ndjekur nga pas por nuk kanë mundur. 

Image

 Në hyrje të Kavajës, në autostradën Durrës–Rrogozhinë, Policia e Tiranës dhe ajo e Kavajës kanë ngritur postblloqe, në kuadër të kërkimeve për të burgosurin që u arratis.

Image

Parkingu ku e priste AUDI A7 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco