Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Ujit të Ftohtë, përgjatë shëtitores së Lungomares, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net