Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Arratisja/ Altin Ndoci doli nga spitali i Durrësit me xhup të zi, në parking e priste Audi A7 i bardhë

14:15, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja e Syri  TV zbulon detaje të reja lidhur me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci. Ai ka qenë i shtruar në spitalin e Infektivit, në spitalin rajonal të Durrësit prej dy ditësh. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar se kush e ndihmoi të arratiset.

Nga burimet cituar nga gazetarja e Syri TV, Albana Aliaj mësohet se ai ka dalë nga spitali në këmbë i veshur me xhup të zi. Pasi ka dalë nga spitali është larguar drejt rrugës së Maternitetit ku është dhe parking i madh.

Ndoci akuzohet si anëtari i grupit të zjarrit të Talo Çelës

Tre kamerat e sigurisë në oborrin e spitalit rajonal të Durrësit e kanë pikasur duke dalë nga shkallët e infektivit në drejtim të parkingut. Kamera nga maternieti i Durrësit ka arritur të fokusojë momentin kur Altin Ndoci është larguar me një makinë AUDI A7 i Bardhë me targa AA 700 RS e cila e priste tek parkingu.

Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin e Durrësit.

Kush është Altin Ndoci?

Altin Ndoci ndodhej në paraburgim prej 2020 i arrestuar, fillimisht me urdhër të prokurisë së Durrësit që e akuzonte për 4 vrasje, atë të vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdijat. Klevis Alla ishte indicia për të ngritur akuzën ndaj tij, e cila ra pas 4 vitesh pasi dosja është marrë nga SPAK. 

Kjo e fundit tha se Klevis Alla ka gënjyer dhe i hoqi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke e dënuar me 25 vite burg. Por ndonëse mori pafajësi, Altin Ndoci vijoi të mbahej në burg për krime të tjera kundër jetës, referuar këtë herë dëshmive të dy bashkëpunëtorëve të tjerë, Nuredin Dumani e Erion Alibej.

Një nga krimet për të cilat fajësohet është masakra e Bradasheshit në vitin 2018 ku u vranë Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erjon Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. 

Prokurorët e SPAK ngritën ndaj Altin Ndocit akuza të tjera kundër tij, si pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit por edhe në ngjarje të tjera kriminale si vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. 

Gjithashtu Ndoci, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit).

Erion Alibej ka rrëfyer në megaprocesin gjyqësor “Plumbi i Artë” se në lidhje me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia, e ka kryer për hakmarrje, pasi sipas tij, Besmir Haxhia ka marrë pjesë në tre atentate ndaj familjarëve të tij.

Ai tha se objektiv kishin që të vrisnin vetëm Besmir Haxhinë dhe Altin Ndoci, pasi ndodhej në makinë me ta, por sipas tij, ky i fundit shpëtoi, pasi kishte zbritur nga mjeti para se të kryhej atentati.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer para GJKKO se pas masakrës së Bradasheshit, grupi kriminal do merrte hak ndaj rivalëve dhe do të vriste në Elbasan “kush t’i dilte përpara”, me porosi të Alibejt. Ai ka akuzuar Altin Ndocin se kishte tentuar t’i vriste vëllanë por i ishte bllokuar arma.

Gjithashtu, Dumani thotë se në listë ishte edhe eliminimi i Talo Çelës por ai nuk donta ta realizonte vetë vrasjen. Lidhur me eliminimin e Dorian Shkozës në Durrës, Dumani ka thënë se ai kishte filluar t’i vihej pas dhe po e ndiqte me makina të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco