Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Automjeti përfshihet nga flakët në qendër të Fierit, panik pranë sheshit qendror

13:53, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një automjet tip “citroen” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit, vetëm pak metra larg sheshit qendror, duke shkaktuar panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës.

Sipas burimeve paraprake të informacionit, mjeti ka qenë në lëvizje kur papritur ka shfaqur shenja defekti dhe brenda pak çastesh është përfshirë nga flakët. 

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në automjete apo objekte të tjera përreth.

Ndërkohë, ekspertët e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në mjet.

Ngjarja ka shkaktuar edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, ndërsa situata është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco