I dënuar nga SPAK për vrasjen e katër personave Altin Doçi është arratisur nga spitali i Durrësit ndërsa po merrte mjekim në repartin e infektivit.
Rrethanat se si Altin Ndoci është arratiset nga reparti infektiv janë ende të paqarta.
Ai duhet të ishte shoqëruar nga policia e burgjeve gjatë kohës që merrte mjekim.
Ndërkohë që në një deklaratë, Drejtoria e Burgjeve sqaron se “pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali”.
Altin Ndoci, ishte i burgosur si i dyshuar për dy vrasje.
Deklaratë paraprake
I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.
Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net