Një person është arratisur nga Burgu i Durrësit.
Burimet jo zyrtare shpjegojnë për gazetaren e Syri tv se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme.
I burgosuri ka qenë i shtruar në infektivin e spitalit të Durrësit për probleme shëndetësore dhe dyshohet qe është arratisur.
Mesohet gjithashtu se i arratisuri është shtetasi Altin Ndoci i arrestuar nga SPAK për vepra të rënda penale.
Altin Ndoci është një nga personat e arrestuar nga policia si autor i vrasjes kriminale të dy vëllezërve Haxhia në Durrës.
Doçi së bashku me shokun e tij 22-vjeçar dyshohet se kanë vrarë edhe dy të rinjtë Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdian, më 2 mars të po këtij viti.
Prokuroria përgjatë 4 viteve u bazua në dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Klevis Alla, duke ngritur akuzë për Altin Ndocin në vrasjen e 4 personave.
Por të gjitha këto akuza ranë, për shkak se dhe vetë prokuroria u bind që pretendimet e bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Klevis Alla nuk qëndronin për sa i përket pjesëmarrjes në krim të Altin Ndocit.
Vetë Alla rezultoi se kishte gënjyer dhe për pasojë humbi statusin e bashkëpuntorit, duke u dënuar me 25 vite burgim.
Ai ishte dënuar më parë për trafik droge.

© SYRI.net