Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar dy kushërinj. Sipas burimeve, thuhet se në konflikt është përfshirë edhe Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.
Sipas burimeve paraprake, në ambientet e lokalit kanë hyrë rreth pesë persona të maskuar, disa prej tyre të armatosur, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar klientët.
Njëri prej tyre, sipas dëshmive, është prezantuar si nipi i Arben Ndokës.
Mësohet se të lënduar kanë mbetur Nikolin dhe Gergj Marku, 41 vjeç (kushërinj), ndërsa konflikti ka nisur pasi dyshohet vëllai i ish-deputetit, Gëzim Ndoka, dhe djali i tij Kevin, rreth 20 vjeç, u kanë kërkuar që të ulin zërin.
Kjo ka qenë zanafilla e konfliktit që ka degraduar në dhunë fizike. Policia bën me dije se dy të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas kanë bërë denoncim në polici, ku pretendojnë se dy autorët kanë qenë të armatosur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e motiveve të konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.
Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
© SYRI.net