Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Theu masën 'Arrest në shtëpi' dhe tentoi të largohej drejt Greqisë, arrestohet 45 vjeçari në Han të Hotit

Theu masën 'Arrest në shtëpi' dhe tentoi të largohej drejt Greqisë, arrestohet 45 vjeçari në Han të Hotit

11:41, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 45-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Policia bën me dije se 45-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka tentuar të largohet nga territori shqiptar nga jo pikë kufitare.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë bënë ndalimin e shtetasit N. H., 45 vjeç, banues në fshatin Cukalat, Dimal.

Ky shtetas ishte i vendosur me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)”.

Ndalimi i tij u krye pasi shërbimet policore e kapën këtë shtetas në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, duke tentuar të largohej nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim të plotë me masën e sigurisë së vendosur ndaj tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. H. u ndalua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco