Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Shpërthim me tritol në një servis në Vaun e Dejës, vetëm dëme materiale

Shpërthim me tritol në një servis në Vaun e Dejës, vetëm dëme materiale

10:04, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një sasi eksplozivi i është vendosur një biznesi privat në Vaun e Dejës.

Ngjarja është regjistruar pak pas mesnate në fshatin Shelqet, teksa shtetasit me inicialet A. F., iu vendos lënda plasëse në servis.

‘Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar derën kryesore të subjektit të tij, (servis)’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, në Shkodër një 24-vjeçar u ndalua nga Policia, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Po ashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës ekzekutuan vendimin penal për shtetasin J. M., 33 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër ndaluan shtetasin G. B., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës ekzekutuan vendimin penal për shtetasin J. M., 33 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar derën kryesore të subjektit të tij, (servis). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakishtit dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco