Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Tapë në timon/ Drejtuesi i lartë në policinë e Kukësit përplasi makinën ku udhëtonte familja me 2 fëmijë

Tapë në timon/ Drejtuesi i lartë në policinë e Kukësit përplasi makinën ku udhëtonte familja me 2 fëmijë

09:44, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbrëmjen e djeshme AMP,  ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Ilir Doçi, Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident rrugor në aksin Milot-Morinë. Dyshohet se në momentin e aksidentin ai ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre dy fëmijë. Fatmirësisht shtetasja XH.H., dhe fëmijët e mitur  shtetasit Z.B., dhe S.B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Lezhë.

 Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë  I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Milot – Morinë, është përfshirë në një aksident, ku si pasojë janë dëmtuar pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasja XH.H., dhe fëmijët e mitur  shtetasit Z.B., dhe S.B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. 

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98  mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Lezhë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco