Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

EMRAT/ Lëvizje dhe emërime të reja në Policinë e Shtetit. Drejtori i Elbasanit rri në detyrë

EMRAT/ Lëvizje dhe emërime të reja në Policinë e Shtetit. Drejtori i Elbasanit rri në detyrë

08:42, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Policisë Shtetit, ka firmosur disa ndryshime dhe emërime të reja në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë.

Mësohet se Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ndërkohë, Islor Islami është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Po ashtu, Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Sa i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur të revokojë dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxha, pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan.

Për rrjedhojë, Drejtues Fatmir Hoxha do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco