Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Emrat/ Mashtruan një person dhe i morën 40 mijë euro, zbulohet edhe një parcelë kanabisi, 4 të arrestuar

15:18, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I morën një shtetasi, te rrethrrotullimi i Rinasit, 40 000 euro, duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion se ishin të njohur të tij, identifikohen 5 shtetas, vihen në pranga 3 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Ndërkohë që policia thotë se janë sekuestruar dhjetëra bimë Cannabisi, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të mbyllura, sasi Kokaine dhe Cannabisi, 4 celularë dhe 1 automjet tip “Audi Q5” me të cilin 5 shtetasit janë larguar pasi morën shumën e eurove.

Njoftimi:

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të të cilit u zbulua një rast mashtrimi dhe kultivimi i bimëve narkotike.

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatet e Policisë së Kavajës dhe Divjakës, organizuan dhe finalizuan operacionin pas administrimit të kallëzimit nga një 55-vjeçar, i cili ishte mashtruar nga disa shtetas të panjohur.

Nga veprimet hetimore u identifikuan pesë shtetas, ndërsa katër prej tyre janë vënë në pranga:

-Krenar Toromeni, 36 vjeç, banues në Divjakë

-Ilia Gjini, 24 vjeç, banues në Divjakë

-Artur Lecini, 39 vjeç dhe Elton Rrushi, 38 vjeç, banues në Kavajë

Dy shtetas të tjerë, E. B., 34 vjeç dhe L. M., 35 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Shtetasit e përfshirë, duke u prezantuar si të njohur të viktimës, i morën 55-vjeçarit shumën prej 40.000 eurosh në rrethrrotullimin e Rinasit.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. L., ku u gjet edhe shtetasi E. Rr., policia zbuloi një ambient të përshtatur me pajisje elektrike për kultivimin e bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar:

-Dhjetëra bimë Cannabis

-Pajisje për kultivim (llamba dhe ventilatorë)

-Sasi kokaine dhe cannabis

-4 celularë

-1 automjet tip “Audi Q5”, me të cilin grupi u largua pas marrjes së parave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco