Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Fermeri denoncon braktisjen nga shteti: Më kanë ngordhur bagëtitë, pushteti vendor nuk duket gjëkundi

12:59, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tlum Lleshaj, një fermer nga fshati Adriatik, ka ngritur alarmin për dëmet e mëdha të shkaktuara në bagëtinë e tij, ndërsa denoncon atë që e cilëson si një braktisje totale nga ana e pushtetit vendor.

Në një intervistë për SYRI TV, ai shprehet se askush nga institucionet nuk i është përgjigjur thirrjeve për ndihmë dhe vlerësim të situatës. Duke punuar si fermer gjithë jetën, Lleshaj shpjegon se gjendja është bërë e rëndë dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme, duke humbur dele dhe lopë. Sipas tij, një nga shkaqet kryesore të kësaj situate është mungesa e pastrimit dhe mirëmbajtjes së zonës.

Fermeri: Unë jam Tlum Lleshaj, banor i fshatit Adriatik, fermer tanë jetën. Kam do dele, do lopë. Po për zotin gjendja e keqe është, me thënë të drejtën. Tash edhe krejt, se kush e ka fajin, po vendi nuk ka pastruar, nuk është... me thënë të drejtën, nuk ka... dëme kemi pasur në bagëti boll për zotin. Edhe në bagëti, edhe ashtu. Po deshti ja japim me fotografi me qenë se janë këto këtu. Shkojmë i qesim si të duash. Çfarë të them tjetër unë tash?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco